Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari ukrainas: 127 diversantë rusë i kemi arrestuar në Kiev


Forcat ukrainase në Kiev kanë arrestuar 127 diversantë, përfshirë 14 grupe infiltrimi, që nga fillimi i pushtimit rus. Të paktën kështu thotë kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Mykola Zhyrnov.

Zhyrnov thotë se bllokimet e rrugëve kanë qenë kyçe në kapjen e agjentëve pro-rusë, të cilët Ukraina i akuzon për sabotim dhe infiltrim.

“Ato janë baza e fortifikimeve, barrierave inxhinierike, pikave të kontrollit për automjetet dhe njerëzit, si dhe për ndërtimin e sistemeve të tjera, duke përfshirë ato për zjarrin e vërtetë.”– thotë Zhyrnov, sipas agjencisë së lajmeve Unian, citon BBC.

Zhyrnov thotë se me 35 tregje dhe 635 dyqane të hapura, Kievi ka rezerva të mjaftueshme ushqimore, edhe për një mbrojtje afatgjatë.