Asnjë humbje jete nuk është regjistruar në vend 24 orët e fundit lidhur me pandeminë Covid-19.
Që prej shpalljes së saj Shqipëria ka raportuar zyrtarisht 3487 viktima.
Nga 864 testime ditore të kryera janë gjetur 48 raste të reja me koronavirusin e ri.
Në spital po mjekohen 31 pacientë nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.