Vendosni fjalën kyçe....

Balluku shpalos masat e reja: Ndërpritet ndriçimi në akset kryesore të vendit pas orës 24:00


Ministrja e Energjisë Balluku shpalosi sot disa masa për kursimin e energjisë elektrike në vend.

Teksa tha se kriza energjitike në vend është pasojë e luftës në Ukrainë dhe mungesës së reshjeve ajo tha se vendosur të ndërpritet energjia në akset kryesore të vendit pas orës 24:00 të mesnatës.

Balluku  theksoi se në vijim energjia e nevojshme do blihet në import duke e kaluar atë sasinë që prodhohet në vend.

“Kriza energjitike është pasojë e luftës në Ukrainë. Kësaj i është shtuar dhe situata në kaskadat e lumenjve ku për shkak të reshjeve të pakëta ato janë në gjendje kritike. Duke nisur që sot importi do jetë më i madh sesa prodhohet. Do bëhet ndërprerja e ndriçimit në akset rrugure kryesore kombëtare. Një masë e marrë është kërkesa që kemi bërë për të kufizuar energjinë që shpenzohet për ndriçimin, për ato që nuk janë të nevojshme. Duke nisur nga ora 24:00 do u kërkohet bashkive që të ndërpresin ndriçimin, për ato që nuk janë të domosdoshme. Do i drejtohemi importit. Për të mos u ndodhur përpara një situate që të ketë ndërpreje, ndaj të gjithë së bashku për të na dhënë mundësinë të ruajmë çmimin dhe pasur mundësinë të kursejmë. Bashkë do e kalojmë këtë krizë ashtu si dhe ato të tjera.” – tha Balluku.