Vendosni fjalën kyçe....

Delegacionet ruse e ukrainase do rifillojnë bisedimet online më 21 mars – Media


Delegacionet ruse dhe ukrainase pritet të rifillojnë bisedimet online më 21 mars, raportoi të dielën media Ukrainiskaya Pravda.

“Një takim në internet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse është planifikuar për më 21 mars.” – tha ajo, duke cituar burime të rangut të lartë.

Media ukrainase citoi gjithashtu David Arakhamia, kreun e fraksionit parlamentar të partisë në pushtet Shërbëtori i Popullit, të ketë thënë se bisedimet vazhdojnë çdo ditë.

“Edhe sot nuk bën përjashtim. Në nivel grupesh ekspertësh.” – tha ai.

Më herët presidenti i Ukrainës Zelensky deklaroi se është i gatshëm për bisedime me homologun e tij rus Putin dhe se dështimi i bisedimeve do nënkuptonte fillimin e Luftës së Tretë Botërore.