Ambasadori në ikje i BE-së Soreca është shpallur qytetar nderi i Gjirokastrës. Njoftimin e ka bërë vetë ai nëpërmjet një shënimi në Facebook.
Soreca shkruan se qyteti i gurtë meriton të shkëlqejë fort në mesin e gurëve të tjerë të çmuar të Shqipërisë.
Po kështu ambasadori shkruanse ndihet thellësisht i prekur për vlerësimin që i është bërë.
“Thellësisht i prekur për vlerësimin si “Qytetar nderi” i Gjirokastrës nga kryebashkiaku Flamur Golemi, në prani të ministrave Mirela Kumbaro dhe Bledi Çuçi. Pata privilegjin të mbështes përpjekjet e këtij qyteti të mrekullueshëm shqiptar në forcimin e trashëgimisë së tij kulturore dhe potencialit të tij të jashtëzakonshëm turistik. Qyteti i gurtë meriton të shkëlqejë fort në mesin e gurëve të tjerë të çmuar të Shqipërisë dhe BE është këtu për të dhënë ndihmën e vet.” – shkruan ambasadori i BE-së Soreca në Facebook..