Kuzhinieri i njohur dhe mediatikisht Indrit Çela, 39 vjeç është marrë nga autoambulanca e qendrës shëndetësore të Fushë-Krujës në vendin e quajtur Ura e Gjolës pasi kishte dëmtime të shumta.
Çela deklaroi për punonjësit e policisë dhe stafin mjekësor të kësaj qendre se është përfshirë në aksident me një automjet i cili është larguar nga vendngjarja.
Deklarimi i 39-vjeçarit nuk i ka bindur efektivët e policisë të cilët dyshonin se Çela ishte i përfshirë në një sherr.
Indrit Çela kishte dëmtime në kokë e fytyrë dhe në një video të publikuar nga “JOQ Albania” shihen disa fragmente të rrahjes brutale që disa të rinj i bëjnë kuzhinierit.
Ngjarja ka ndodhur mbi urë në aksin Fushë-Krujë- Rinas – Vorë.
Nuk dihen shkaqet apo autorët e këtij konflikti dhe as motivi pse Çela ka deklaruar që është përfshirë në aksident dhe nuk ka treguar që është dhunuar nga disa të rinj duke fshehur ngjarjen.