Laçi ka vijuar serinë e rezultateve negative ku në 4 javët e fundit nuk ka asnjë fitore.
Këtë herë kurbinasit që mbajnë vendin e dytë në kampionat janë mundur nga kampionët në fuqi të Teutës.
Durrsakët fituan minimalisht 1-0 duke u ngjitur në vendin e 6 të tabelës.
Goli i vetëm u shënua nga Hebaj në pjesën e dytë të takimit.