Një kolonë kamionësh u nis në Hamburg të shtunën në mëngjes për të protestuar kundër çmimeve të larta të karburantit.
Sipas policisë në karvan morën pjesë reth 250 mjete, ndërsa një kamionist ka raportuar për rreth 350 automjete të përfshira.
Në shumicën e kamionëve ishin ngjitur pankarta kundër rritjes së çmimit të karburantit. Marshimi nisi nga Hamburg-Allermöhe drejt qendrës së qytetit në mëngjes ndërsa kthimi ishte planifikuar pasdite.
Çmimet e larta të naftës po ndikojnë edhe në vende të tjera në veri. Për momentin, shumë peshkatarë gjermanë po qëndrojnë në porte në Detin e Veriut e atë Baltik.
Operacionet janë ndalur, sipas një sondazhi të disa kooperativave të peshkimit. Për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi për naftën detare kryesisht pa taksa është dyfishuar javët e fundit, raportoi të martën Shoqata Gjermane e Peshkimit.