Dy persona janë konfliktuar në Tiranë.
Pasi kanë goditur njëri-tjetri me sende të forta dyshohet se njëri prej tyre, 60-vjeçari me iniciale A.Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj 43-vjeçarit E.G.
Të dy personat janë dërguar në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja.
Njoftimi
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.03.2022, në Kombinat, janë konfliktuar shtetasi A. Sh., 60 dhe E. G., 43 vjeç.
Gjatë konfliktit, këta dy shtetas, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, dhe dyshohet se shtetasi A. Sh., ka qëlluar me armë zjarri. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. Si pasojë e goditjeve me sende të forta, janë dëmtuar dy palët e konfliktit dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”