Vendosni fjalën kyçe....

Sulm kibernetik ndaj portaleve “Shqiptarja.com” dhe “Report-tv.al”


Dy portalet Shqiptarja.com dhe Report-tv.al kanë rënë pre e një sulmi kibernetik mbrëmjen e kaluar.

Bëhet fjalë për një sulm kibernetik të llojit DDOS, që simulon hyrjen në të njëjtën kohë në portal të miliona kompjuterave, duke bërë në këtë mënyrë të pamundur hyrjen në lajme.

Sulmi nisi pak minuta pas orës 18.00.

“Sulmi nisi pak minuta pas orës 18.00 dhe vazhdon edhe tani. Sistemet e sigurisë të vendosura në mbrojtje të serverave izoluan dy uebsitet tona herën e parë deri në 18.56 dhe më pas, për shkak të sulmit që vazhdonte, planifikuan një ndërprerje të re. Ky është një sulm i rëndë ndaj lirisë së shtypit pasi ka si synim të vetëm mosleximin e përmbajtjeve të Shqiptarja.com dhe Report-tv.al për lexuesit tanë. Ju kërkojmë ndjesë të gjithë lexuesve tanë për këtë mosfunksionim, ndërsa teknikët tanë informatikë janë duke punuar për të rinisur shërbimin dhe për të identifikuar origjinën e sulmit kibernetik.”– thuhet në një sqarim për lexuesit në faqen zyrtare në “Facebook” të portalit Shqiptarja.com.

Sot problemi duket se është rregulluar pasi faqet po punojnë në rregull.