Një burim i mirë informuar i ka thënë Hashtag.al që Yuri Kim i ka dërguar SMS homologëve të saj për të mbështetur me deklarata publike aktin vetëmohues të Lulzim Bashës.
Efekti i parë i kësaj SMS-je erdhi nga Ambasada Italiane e cila ka bërë një deklaratë ku ka mbështetur Lulzim Bashën.
Priten dhe deklarata nga ambasada të tjera, prej atyre homologëve të zonjës Kim të cilët do bëjnë qokën personale të kërkuar si nder nga ana e saj.
Qoka do konsistojë në vlerësimin e aktit vetëmohues të Lulzim Bashës.
Deklarata e ambasadës italiane:
Respekt për vendimin e Presidentit Basha për t’u larguar nga posti dhe për kontributin e tij në konsolidimin e demokracisë shqiptare në krye të Partisë. Tani po hapet një fazë e re. Shpresa është që Partia Demokratike të jetë në gjendje të kapërcejë vështirësitë aktuale, të gjejë një shtysë të re unitare dhe të zgjedhë një lidership të ri përmes një procesi sa më transparent, demokratik dhe gjithëpërfshirës. Një demokraci e fortë ka nevojë për opozitë të fortë.