Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë mesazhe bashkimi menjëherë pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Berisha shkruan se përparësia e PD është bashkimi i demokratëve mbi bazën e kontributeve.
Berisha përmend edhe rikthimin te vota e lirë dhe njohjen e kontributeve të gjithsecilit.
“Bashkimi i demokrateve mbi bazën e kontributeve të tyre është përparësia e PD!
Të dashur miq, rikthimi tek vota e lirë e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve të gjithesecilit është rruga e vetme që sjell bashkimin dhe më pas fitoren e PD”-shkruan Berisha.
Më tej Berisha fton demokratët të punojnë për një PD më të fortë e të bashkuar.
“Ftoj demokratet dhe demokratët kudo që janë të punojmë së bashku për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte, më të hapur. Rroftë Partia Demokratike“-shkruan ish-kryeministri.