Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë jehonë mesazhit të Sekretarit të Shtetit Blinken drejtuar qeverisë e popullit ë Ukrainës.
Blinken shkruan se guximi e udhëheqja që ata po i tregojnë botës është frymëzuese.
Po kështu në mesazh thuhet se ‘bota është këtu, bota është me ju’.
“Mesazhi i Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për qeverinë dhe popullin e Ukrainës: “Guximi që ata po tregojnë çdo ditë, udhëheqja që po i tregojnë botës, është frymëzuese. Dhe bota është këtu; bota është me ju.” – thuhet në mesazhin e shpërndarë nga ambasada.