Vendosni fjalën kyçe....

“Janë rrjete ekstremiste”- Gjykata në Rusi ndalon “Instagram”-in dhe “Facebook”-un


Gjykata e Qarkut Tverskoy të Moskës ka shpallur këtë të hënë si ekstremiste aktivitetet e rrjeteve sociale “Instagram” dhe “Facebook”, të cilat janë në pronësi të kompanisë amerikane “Meta” dhe ndaloi punën e tyre në Rusi.

Sipas agjencisë së lajmeve ruse TASS, nga ky vendim përbën përjashtim “WhatsApp”, i cili nuk do të ndikohet.

Gjykata tha gjithashtu se rrjetet sociale të korporatës ndikojnë fuqishëm në opinionin publik dhe vetë kompania krijoi një “realitet alternativ” në të cilin nxitej urrejtja për rusët.

Prokuroria e Përgjithshme ngriti një padi për ndalimin e kompanisë “Meta” pasi faqet e kompanisë hoqën nga rregullorja e tyre ndalimin e nxitjes së dhunës ndaj rusëve në disa vende.