Tre persona janë arrestuar në rrugën Shkodër-Lezhë. Gjatë kontrollit të policisë në një mjet që po lëvizte në këtë rrugë është kapur një sasi prej 40 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar kanabis e futur në pesë thasë plastmasi.
Pas makinës me lëndën narkotike është ndaluar edhe një mjet tjetër që dyshohet se po e shoqëronte.
Të arrestuarit janë Izmir Dervishi, 31 vjeç shoferi i makinës ku ndodhej kanabisi, Ergys Arrazi, 28 vjeç dhe Durim Mehmedaj, 37 vjeç, që ndodheshin në makinën tjetër.
Të tre të arrestuarit janë banues në Shkodër.