Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit i reagon Alibeajt: Nuk është koha për ultimatume por për një proces të hapur


Komisioni i Rithemelimit ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës duke thënë se u largua pa asnjë argument e asnjë përgjegjësi.

Por në deklaratë Komisioni thotë se kjo është mundësi e mirë për të bashkuar demokratët përmes votës së lirë.

Akti i fundit i Lulzim Bashës, i shkarkuar me votën 4446 delegatëve në Kuvendin historik të Partisë Demokratike të datës 11 dhjetor 2021, dhe me votën e 44 mijë anëtarëve të PD-së në referendumin e 18 dhjetorit, shënon largimin e tij të zvarritur pa fund, pa asnjë lloj argumentimi dhe asnjë marrje përgjegjësie.

Me gjithë këtë, kjo është një mundësi e mirë për të bashkuar demokratët përmes institucionit të votës së lirë”-thuhet në deklaratë.

Komisioni i Rithemelimit në reagim i është përgjigjur edhe Enkelejd Alibeajt për deklaratën e bërë duke i thënë që nuk duhet të bëjë ultimatumve por për një proces të hapur e të sinqertë.

Tani nuk është koha për të nxjerre “ultimatume” apo deklarata të pavotuara nga të emëruarit e të shkarkuarve.

Të emëruarit e vulës, të shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit 2021, po kërkojnë të luajnë me bllofin duke besuar se mund të mbajnë peng simbolet e PD-së e duke vënë kushte sipas filozofisë së të dorëhequrit apo nga të emëruarit e tij në PD-në e Vulës.

Tani nuk është koha për thellimin e përçarjes, por për fillimin e një procesi të hapur, të sinqertë dhe përbashkues i cili sigurisht kalon vetëm përmes votës së lirë të demokratëve!”-përfundon deklarata.