Vendosni fjalën kyçe....

MEME e gatshme: Enkelejd Alibeaj merr drejtimin e PD-së


Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës drejtimin e përkohshëm të Partisë Demokratike e ka marrë, Enkelejd Alibeaj.

Javët e fundit Enkelejd Alibeaj është bërë MEME për shkak të hiperfunksioneve që ka marrë në Partinë Demokratike.

Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi i cili me një deklaratë ka thënë se pas takimit më dy nënkryetarët e PD-së dhe Kryetaren e Këshillit Kombëtar drejtimi sipas statutit i kalon njërit prej nënkryetarëve.

Duke qenë se Jorida Tabaku në takim hoqi dorë nga e drejta statutore atëherë drejtimin e përkohshëm e ka marrë Alibeaj.

Alibeaj do drejtojë PD-në deri në vendimmarrjen e institucioneve të partisë për të zgjedhur një kryetar të ri.

Pasi jam njohur me deklaratën e Kryetarit të Partisë z. Lulzim Basha se ka vendosur të hedhë një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD për të ndihmuar në ringritjen e PD, kam thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën Nënkryetarët e Partisë znj. Jorida Tabaku dhe z. Enkelejd Alibeaj, si dhe Kryetaren e Këshillit Kombëtar të PD znj. Arta Sakja.

Në mbështetje të Statutit të Partisë dhe për të mos krijuar asnjë vakuum në drejtimin e Partisë në këtë moment të vështirë dhe specifik, kam konsultuar të dy Nënkryetarët me qëllim paraqitjen për zgjedhjen menjëherë nga Këshilli Kombëtar të komandimit të njërit prej tyre për drejtimin e Partisë.

Në takim kam marrë konfirmimin e Nënkryetares znj. Tabaku se heq dorë nga e drejta statutore për t’u propozuar në Këshillin Kombëtar për drejtimin e Partisë. Për pasojë, në përputhje me nenit 46 të Statutit, drejtimi i partisë në këtë periudhë tranzitore, deri në vendimmarrjen e institucioneve të partisë, do të behet nga Nënkryetari i Partisë dhe Kryetari i Grupit Parlamentar z. Enklejed Alibeaj”-thuhet në deklaratën e Bardhit.