Vendosni fjalën kyçe....

Merrnin inerte nga shtrati i Vjosës, pranga 25-vjeçarit, në kërkim shoferi i kamionit


Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se gërryenin shtratin e lumit Vjosë duke marrë që andej inerte.

Në pranga ka rënë 25-vjeçari E.L. banues në fshatin Adë, Fier ndërsa në kërkim është shpallur 46-vjeçari me iniciale A.A. banues në Hekal, Mallakastër, pronari i kamionit.

Njoftimi

“Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht një tjetër për veprat penale “Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtuara mjedisore” dhe “Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm tregtar”.

Sekuestrohen një fadromë dhe dy kamion që shërbenin për të gërryer dhe për të marrë inerte zhavorr në shtratin e lumit Vjosa.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, gjatë kontrolleve të vazhdueshme përgjatë shtratit të lumit Vjosa, falë dhe informacioneve të qytetarëve, në vijim të operacionit policor të koduar “Vjosa e pastër” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E.L., 25 vjeç, banues në Adë, Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. A., 46 vjeç, banues në Hekal, Mallakastër.

Shtetasi E. L. është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Mollaj”, në shtratin e lumit Vjosa, duke gërryer dhe marrë inerte me kamionë, ndërsa shtetasi A. A., pronari i kamionit, u shpall në kërkim. Nga shërbimet e Policisë u sekuestrimi i një fadromi dhe i dy kamionëve që shërbenin për marrjen e inerteve.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.”