Vendosni fjalën kyçe....

Pak para mbledhjes në selinë blu, Dashnor Sula: Shpresoj dhe kam bindjen që Basha do japë dorëheqjen


Ndërkohë që nga momenti në moment pritet të nisë mbledhja e thirrur nga Lulzim Basha në selinë blu, deputeti i PD-së Dashnor Sula thotë se kryedemokrati sot do japë dorëheqjen.

Në një intervistë për televizionin “Ora News”, Sula tha se shpreson që Basha të ketë marrë vendimin e duhur për partinë, që sipas tij është dorëheqja.

“Uroj dhe shpresoj dhe për të mos e tepruar, kam bindje se sot do të ketë një vendim, dhe uroj që ky vendim të jetë i duhur për PD-në, që do të thotë tërheqja ose dorëheqja e Lulzim Bashës dhe hapja rrugë e bashkimit të PD.

Mendoj se Basha përgjatë këtyre ditëve ka pasur një reflektim dhe mendoj se do të jetë një reflektim pozitiv.”– deklaroi deputeti demokrat.