PPE reagon pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së duke e konsideruar si hap të përgjegjshëm.
PPE-të thotë se dorëheqja i ka hapur rrugën një fillimi të ri për unitet në parti.
“Falënderojmë Lulzim Bashës për hapin e tij të përgjegjshëm në lidhje me Partinë Demokratikei. Vlerësojmë të gjitha përpjekjet e tij për vendin dhe partinë gjatë udhëheqjes së tij, duke hapur rrugën për një fillim të ri dhe unitet në parti. Lufta e korrupsionit, forcimi i shtetit të së drejtës dhe pavarësia e drejtësisë duhet të mbeten lart në agjendën politike shqiptare në rrugën e saj evropiane”-.