Vendosni fjalën kyçe....

Tetë të vdekur raportohen nga bombardimi i një qendre tregtare në Kiev (PAMJET)


Të paktën tetë të vdekur raportohen nga bombardimet e qendrës tregtare në Kiev. 

“Sipas informacionit që kemi për momentin, disa shtëpi dhe një nga qendrat tregtare u goditën.”– tha kryetari i bashkisë Vitali Klitschko në kanalin e tij në “Telegram”.

Ai tha se ekipet e shpëtimit po shuanin një zjarr të madh në qendrën tregtare, ndërsa detaje të tjera ende nuk konfirmoheshin. Departamenti i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në Kiev tha se katër persona ishin vrarë.

Qendra tregtare Retroville në veriperëndim të Kievit mbeti me një krater të hapur disa metra të gjerë, përpara një ndërtese 10-katëshe të djegur.

Një gazetar i AFP-së tha se e gjithë pjesa jugore e qendrës së madhe tregtare u shkatërrua, si dhe një klub fitnesi.