Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj në krye të PD-së, Flamur Noka: Qesharake dhe ulëritëse, ushtar i Sorosit bashkë me Bashën


Deputeti i ‘Foltores’ Flamur Noka është kundër vendimit për komandimin e Enkelejd Alibeajt si kryetari i përkohshëm të PD-së, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga ky post.

Në një intervistë për “Ora News”, Noka është shprehur se kjo është qesharake, pasi sipas tij Alibeaj nuk ka asnjë funksion në këtë parti, duke kujtuar se është shkarkuar në Kuvendin e dhjetorit 2021.

Ndërsa komentonte emërimin e Alibajt, Noka e quajti atë dhe Bashën ushtar të miliarderit liberal amerikan, George Sorosit.

“Kjo gjë është sa qesharake aq edhe ulëritëse. Pse? Ku ekziston kjo, që ish-sekretari i përgjithshëm i shkarkuar, komandoka ish-nënkryetarin e shkarkuar. Por këto janë të gjitha meskinitete ekstreme në kurriz të demokratëve. Pse?

Që nga data 11 dhjetor, Enkelejd Alibeaj, është thjesht deputet i PD, pa asnjë funksion tjetër në parti. Statuti ka të përcaktuar gjithçka, statuti i datës 11 Dhjetor.

E përsëris, që nga data 11, Enkelejd Alibeaj, Gaz Bardhi, Grida Duma, e të tjerë janë shkarkuar. Çfarë është kjo? Është pengmarrje. Kush e bën këtë pengmarrje? Dihet që atë ndërtesë e ka marrë Edi Rama.

Këtu ka shkuar puna shumë thjeshtë. Këta ishin ushtarët e Gorge Soros, njëri ishte në qeveri tjetri në opozitë. Tani shefi i madh në qeveri, është ai që merr peng këtë të voglin në opozitë. Ky i vogli u detyrua të tërhiqet dhe la 5 ushtarë aty. Alibeaj nuk është më as kryetar i grupit parlamentar. Të jemi të qartë. Alibeaj duhet t’i nënshtrohet një votimi në grup, pasi grupi ka një konfigurim tjetër tashmë. Jemi të hapur që në PD, të jenë të gjithë, që nga brava, që nga Enkelejdi, Gazi, Jorida e të gjithë.”- tha Noka.

Kjo deklaratë e tij vjen një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së dhe komandimit të Enkelejd Alibeajt përkohësisht në këtë detyrë.