Vendosni fjalën kyçe....

Basha mesazh një ditë pas dorëheqjes: Demokratët para betejës për një PD të së ardhmes, në krah të aleatëve strategjikë


Lulzim Basha ka shkruar se PD është para betejës për të qenë parti e së ardhmes, në krah të aleatëve strategjikë.

Një ditë pas dorëheqjes së tij si kryetar i PD-së dhe delegimin e postit të nënkryetari Alibeaj, Basha shkrua se rrugëtimi i shqiptarëve ka qenë i gjatë e i vështirë me suksese e dështime.

Ai shton më tej se në dekadëne  tretë të fitores historike, demokratët janë para betejës për një PD të së ardhmes e të bashkuar.

Në fund ish-kreu i PD-së theksons e demokratët meritojnë  një PD të fortë, në krah të njerëzve e aleatëve strategjikë për t;u përballur me qeverinë.

“30 vjet më parë shqiptarët zgjodhën Partinë Demokratike, zgjodhën të ardhmen dhe fituan lirinë dhe demokracinë, duke përmbysur një herë e përgjithmonë diktaturën komuniste. Rrugëtimi ynë ka qenë i gjatë dhe i vështirë, me suksese që kanë shënuar për mirë jetën e shqiptarëve, dhe dështime që na kanë ndarë nga ajo shumicë dërrmuese shqiptarësh që në 1992-shin i dhanë jetë ëndrrës për një Shqipëri europiane. Në dekadën e tretë të asaj fitoreje historike, demokratët ndodhen përpara betejës për një Parti Demokratike të së ardhmes, të bashkuar mbi vlerat me të cilat kemi lindur, si shpresa e vetme e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë.  Ata sot meritojnë dhe do të kenë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per t’u përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit. Gëzuar ditën e parë të demokracisë!” – shkruan Basha.