Vendosni fjalën kyçe....

“Deputetët e pezulluar të kapërcejnë veten”- Mesazhi i Gazment Bardhit para selisë blu


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur shumë shkurt në një prononcim për mediet nga selia blu.

“PD bashkohet kur secili prej nesh, dhe anëtarët e pezulluar të grupit, kapërcejnë veten dhe mendojnë interesin e PD dhe interesin e demokratëve.”-tha Bardhi, teksa i drejtohej selisë nga dera anësore duke përcjellë kështu siç duket një mesazh bashkimi por pa zbuluar më shumë lidhur me diskutimet që po bëhen në PD.

Kjo deklaratë vjen një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i kësaj force politike. Pas largimit të Bashës, në krye të PD-së u komandua Enkelejd Alibeaj i cili më parë mbante postin e nënkryetarit. Ai lexoi një rezolutë kur shtrohej një kërkesë për bashkimin me demokratët e ‘Foltores’ por ku caktohej si parakusht përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha. Një pikë që ka sjellë debate të forta.