Vendosni fjalën kyçe....

Flamur Noka për dorëheqjen e Bashës: Lëvizje blof për t’i hedhur hi syve demokratëve


Deputeti Flamur Noka e ka konsideruar një “blof” dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Gjatë një interviste për televizionin “Ora News”, Noka tha se lëvizja e djeshme  ishte për t’u hedhur hi syve demokratëve.

“Që nga data 11 dhjetor, për të gjithë demokratët, zoti Brava është deputet. Ajo lëvizja e tij e djeshme është e gjitha një blof për t’’i zgjatur agoninë asaj selie. Për të zgjatur sa më shumë tentativën e tij për ta shkërmoqur atë seli dhe atë grup deputetësh që ka. 6 marsi vërtetoi se 6% është fuqia e Bravës së bashku me mbështetësit e tij. Pas 6 marsit pati një zgjim në bazë te demokratët, dhe pati një zgjim dhe në grupin parlamentar. 

Brava bëri një lëvizje për t’u hedhur hi syve demokratëve. U tërhoq një hap pas dhe la po bashkëpunuesit e tij. Kjo është vazhdim i shërbimit ndaj Edi Ramës, i tentativës së asgjësimit i asaj që ka mbetur aty dhe është vazhdim i betejës, kundër demokratëve dhe PD në përgjithësi.”– tha Noka.

Më tej ai shtoi se nëse Basha do të ndjente vërtet përgjegjësi ndaj demokratëve do të kishte dhënë dorëheqjen që më 11 dhjetor, dita kur u mblodh Kuvendi Kombëtar i PD-së.