Vendosni fjalën kyçe....

Gradeci: Fierza drejt pikës së vdekjes, për 15 metra rrezikon të “flejë gjumë”


Ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Klodian Gradeci në një intervistë për emisionin “Sot” në Euronews Albania ka shpjeguar situatën energjitike ku ndodhet vendi ku theksoi se Fierza është drejt pikës së vdekjes.

Gradeci tha se kjo është një situatë kritike pasi për 15 metra Fierza rrezikon të mos prodhojë më energji.

Situata nuk është aspak e mirë është situatë kritike, gjykoj që jemi në një situatë historike, ka ndodhur dikur në 2015 por jo në këtë nivel. Pika e vdekjes në Fierzë është në 240 metra dhe aktualisht jemi në nivelin 256 metra. Për 15 metra unë e kam quajtur “fle gjumë” dhe do presim nëse situata hidrike do përmirësohet të sjelli prurje të mjaftueshme për të filluar gjenerimin. Gjithmonë do jetë në nivele minimale pasi në situatën që jemi aktualisht në periudhën e marsit, që llogaritet nga KESH-i, niveli duhet të ishte në 271-276 metra mbi nivelin e pikës minimale dhe rezulton që jemi gati 17-18 metra nën këtë nivel”-deklaroi Gradeci.

Fierza