Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari në zyrën e Berishës një ditë pas dorëheqjes së Bashës: Gëzuar ditën e parë të konservatorizmit shqiptar


Aktivistja konservatore Evi Kokalari ka vizituar këtë të martë në zyrën e tij, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kjo vizitë vjen vetëm një ditë pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kreut të Partisë Demokratike.

Ndërsa publikon një foto me Berishën nga ky takim, Kokalari shkruan: “Gëzuar ditën e parë të konservatorizmit shqiptar”.

Sjellim ndërmend se në datën 23 mars të vitit 1992, PD mori shumicat e votave të shqiptarëve duke shënuar edhe rënien e partisë së Punës nga pushteti.

Kokalari me këtë postim duket sikur po kërkon të përcjellë një mesazh për kthimin e PD-së në një parti me tipare konservatore bazuar në modelin e partive konservatore në SHBA.

Gjë të cilën e ka artikuluar shpesh herë në takimet e ‘Foltoreve’ të organizuara nga Berisha.