Vendosni fjalën kyçe....

Po ndihmonte gazetarët të dokumentonin luftën, e dashura e deputetit ukrainas vritet nga raketat ruse


Deputeti më i ri i Ukrainës ka folur për agoninë e tij pasi e dashura iu vra nga ushtria e presidentit rus Vladimir Putin.

Siç shkruan “Mirror”, deputeti 26-vjeçar Sviatoslav Yurash, i pikëlluar, thotë se Alexandra Kuvshynova, u vra të hënën ndërsa ndihmonte gazetarët të dokumentonin luftën.

Ai e quan atë “bukuroshja e Kievit”.

25-vjeçarja Alexandra, një producente ukrainase u vra sëbashku me kameramanin e “Fox News”, Pierre Zakrzewsk nga bombardimet ruse në periferi të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Duke folur për Zoom nga Kievi i rrethuar, ai tha gjatë një interviste: “Kam humbur dikë që ishte më i dashur për mua. Kemi kaluar një dekadë së bashku.”

“Ajo më njihte shumë më mirë se sa mund të më njihte ndonjëherë gruaja ime (tani ish-gruaja) dhe më njihte shumë më mirë se çdo numër njerëzish dhe, po, humbja e një personi të tillë është thjesht shkatërruese.”– ka treguar ai në këtë intervistë.

Politikani shpjegoi se ata ishin shumë më të afërt sesa thjesht “miq të dashur“, sepse ata gjithashtu kishin qenë të përfshirë në mënyrë romantike gjatë viteve.

Duke bërë të ditur lajmin tragjik në rrjetet sociale, ai tha: “Bukuroshja e Kievit Alexandra Kuvshynova, gazetarja e re u vra nga rusët”.

Ishte Sviatoslav ai që u dha prindërve “lajmin e zymtë” të vdekjes së Alexandra-s.

Sviatoslav është i divorcuar dhe ka një djalë dy vjeç, i cili është ende në Ukrainë. 

Ai e pa për herë të fundit Aleksandra-n dy ose tre ditë para vdekjes së saj, kur ata dolën për shëtitje dhe u ndalën në shtëpinë e shokut të saj.

Sviatoslav thuhet se e takoi Alexandra-n në një kamp të gjuhës angleze kur ajo ishte 14 vjeçe dhe ai 15 vjeç, dhe që atëherë ai e kishte adhuruar atë. Megjithëse ai pati vazhduar jetën e tij për një periudhë kohe me dikë tjetër.

Deputeti i zgjedhur për herë të parë në moshën 23-vjeçare, thotë se e dashura e tij ishte “plot jetë dhe ëndrra” dhe i pëlqente të organizonte festivale muzikore dhe të shkruante poezi.