Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Nëse Basha rikandidon do vijojë shkatërrimi i PD-së, e kërkuam dorëheqjen e tij që partia të shërohej


Deputeti i PD-së Salinagji ka pohuar mbrëmjen e djeshme se nëse kreu i dorëhequr i partisë Lulzim Basha do rikandidojë atëherë shkatërrimi i saj do shkojë më tej.

Ai tha se nga dje ka zyrtarisht në PD të Shqipërisë. Salianji propozoi ngritjen e një grupi pune që do negociojë mes dy palëve në selinë blu për të gjetur pika të përbashkëta që do çojnë në bashkimin e partisë.

“Duhet të ketë një grup negociimi me pjesën e të dyja palëve, me pjesën tjetër të PD për të bërë të mundur bashkimin. Pjesa e Komisionit të Rithemelimit të tërhiqet nga presioni që Prilli është afat fundor dhe ne do kemi Kuvendin. Të lihen mundësi negociimi dhe të gjendet pika të përbashkëta. Kjo çon në një bashkim. Sot ka zyrtarisht një Parti Demokratike të Shqipërisë. Duhet të ketë një bashkim të palëve. Nëse një nga palët nuk tërhiqet, PD në zgjedhjet e tjera nuk do jetë as konkurruese e jo më të fitojë. Të ketë një garë të plotë në PD. Që të shërohet PD kërkuam dorëheqjen e Bashës. Nëse Basha rikandidon, të vazhdojnë ta shkatërrojnë PD-në.” – tha Salianji.