Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Fushë Krujë, ndërron jetë një person


Aksidenti i trefishtë në aksin Fushë Krujë-Milot i ka marrë jetën një nga 4 personave të përfshirë në aksident.

Fillimisht nga aksidenti ka pasur 4 të plagosur, ku tre që ishin në gjendje më të rëndë janë dërguar drejt traumës në Tiranë, por njëri prej tyre ka humbur jetën sapo ka mbërritur.

Viktimë mbeti Dervish Allamani , ndërsa dy të plagosurit e tjerë, K.C. ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe E.Y. jashtë rreziku për jetën dhe në gjendje të stabilizuar. Nuk dihet ende dinamika e aksidentit, por dyshimet paraprake janë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.

“Në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin D. A., është përplasur me automjetin me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjeti D. A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikses po nxjerrin 3 të lënduarit e tjerë nga automjetet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit”-thuhej në njoftimin paraprak të Policisë.