Vetëm dy ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit, kryetari i ri i komanduar Enkelejd Alibeaj do të mbledhë mbrëmjen e sotme për herë të parë, Kryesinë e Partisë Demokratike.
Sikurse bëhet me dije përmes një mesazhi të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazement Bardhi, mbledhja do të nisë në orën 19:00. Po sipas këtij mesazhi, do të diskutohet lidhur me situatën e brendshme në këtë forcë politike.
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Sot në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend dite diskutimin mbi situatën e brendshme ne Parti.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi”- thuhet në mesazhin dërguar anëtrëve të Kryesisë.
Më herët në një intervistë për gazetën “Panorama”, Alibeaj tha se deputetët e grupit parlamentar do të negociojnë me përfaqësues të ‘Foltores’ për të bërë të mundur bashkimin e partisë.