Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pas betimit të anëtarit të tetë të Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur një përparim të pandalshëm të Reformës në Drejtësi.
“SHBA mirëpret betimin e sotëm të anëtarit të 8-të të Gjykatës Kushtetuese, çka përfaqëson përparimin e pandalshëm të Reformës në Drejtësi & bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve shqiptare. Reforma në Drejtësi vijon të ecë përpara”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Anëtari i Gjykatës Kushtetueses Sandër Beci u betua sot para presidentit të Republikës Ilir Meta.