Vendosni fjalën kyçe....

Çani: Dorëheqja e Bashës, truk i konsultuar me besnikët, si i mbyturi që do të kapet!


Moderatori Arjan Çani e ka cilësuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike si një truk me të cilin ka përdorur edhe besnikët e tij.

Basha është “i mbyturi” që kërkon të kapet diku, dhe ai shpreson se deri në 2025-ën do të jetë deputet duke pritur ndonjë veprim nga SPAK, apo ngjarje tjetër që mund të ketë rrugën e lirë nga Sali Berisha.

“Është një truk që Basha ka përdorur me njerëzit besnik. Alibeaj është një prej tyre. Pasi e pa që është vetëm, me siguri do jetë ulur me Bardhin, Alibeajn dhe Tabakun dhe ka thënë që s’ia vlen më të vazhdojë, unë po jap lajmin që po tërhiqem, ti Enkelejd do jesh kryetar i komanduar dhe kryetari i ri do zgjidhet pas zgjedhjeve të 2023-shit. Duket që s’është dorëheqje e pastër, e parevokueshme. Është një truk që Basha mendon se do ta ndihmojë për t’u rikthyer shpejt në atë që ka mbetur tani PD-ja.  Më duket një vetëvrasje politike kjo që po bëjnë. Ose është vetëvrasje e paramenduar, ose s’kanë pasur rrugëzgjidhje tjetër. Duan ta ruajnë këtë parti të mbetur me 12 për qind. Ka thënë me vete, me Berishën jemi ndarë njëherë e përgjithmonë, por ça do humbasim nëse sigurojmë veten tonë deputet. Nuk thonë kot që i mbyturi të mbyt. Në këtë rast Basha që është i mbyturi, duhet të kapet diku. Ai pretendon që deri në 2025-ën do jetë deputet, në 2025 nuk i dihet si vjen puna, doktorit mund t’i bjerë SPAK-u, një aksident, ai s’ka çfarë humbet më. Ai mund të bëjë gjithçka për të siguruar të paktën mbijetesë”-deklaroi Çani në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV.

Çani më tej tha se Berisha kërcënohet vetëm nga mosha dhe SPAK-u, duke shtuar se amerikanët nuk mund ta shpallin një parti organizatë terroriste.

Berisha sot kërcënohet vetëm nga mosha e tij. Në moshë të thyer gjithçka mund të ndodhë, larg qoftë. Berisha politikan kërcënohet vetëm nga amerikanët. Përfshij SPAK-un brenda, drejtësinë. Ende amerikanët s’e kanë marrë vendimin që Berisha do dalë para drejtësisë. Nëse nuk ndodhin këto jo Basha, por as Zoti s’e ndalon dot. Berisha mund të kthehet në PD, nëse Basha braktiset nga njerëzit e tij. Por unë nuk mendoj që amerikanët, sado që janë superfuqi, nuk mund të shpallin organizatë terroriste një parti politike. Mund të mos kontaktojnë me kryetarin, por në momentin që bëhet e fuqishme kontaktojnë me nr2., psh. me Belind Këlliçin. Edhe kur ka luftëra me armë gjithmonë ka një kanal komunikimi”-.