Vendosni fjalën kyçe....

Gent Sejko: Çmimet do vazhdojnë të jenë të larta deri në vitin 2023


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dalë pasditen e sotme në një konferencë për mediat, ku ka folur për situatën me të cilën po përballet vendi ynë për shkak të rritjes së çmimeve.

“Ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet gjatë vitit 2022 dhe në vazhdim. Ky gjykim mbështetet në supozimin e mos-përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. Nga ana tjetër Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerëson se inflacioni do të qëndrojë mbi objektivin edhe në 2 vitet në vazdhim.

Të dhënat që vijnë nga tregjet ndërkombëtare tregojnë se çmimet do të vazhdojnë të mbeten të larta edhe gjatë vitit 2022 dhe vitit 2023. Përtej kësaj situata ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja të qarta rimbëkëmbje.”– tha Sejko gjatë fjalës së tij.

Mes të tjerash, Guvernatori i BSH-së u shpreh se e gjithë ekonomia botërore po përballet me çmime të larta të ushqimeve dhe të lëndëve të para.