Avokati Genc Gjokutaj ka ironizuar me zhvillimet në mbledhjen e kryesisë të zhvilluar në selinë e PD-së.
Në postimin e tij në Facebook, Gjokutaj e ka quajtur një zhvillim ngarkim shkarkimi, ku të të shkarkuarit i japin dorën të votuarve madje i vënë edhe kushte dhe i udhëzojnë si të veprojnë.
“Një i shkarkuar dha “dorëheqjen” si “kryetar”! Një sekretar i përgjithshëm i shkarkuar i gjendur para kësaj situate “emëron” një nga “nënkryetarët” e shkarkuar si kryetar partie! Të shkarkuarit e tjerë janë dakord! Të shkarkuarit i japin dorën të votuarve madje i vene edhe kushte dhe i udhëzojnë si të veprojnë! Mazhoranca e mirëpriti këtë “zhvillim” ngarkim shkarkimi! E kuptoni tani ku na çoi ky tren i shkarkuar? Zgjidhni ekuacionin!”-shkruan Gjokutaj.