Vendosni fjalën kyçe....

Kapen në flagrancë duke vjedhur, pranga dy personave në Durrës


Dy persona janë arrestuar në Durrës pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur.

Në pranga ka rënë 45-vjeçari me iniciale D.K. i cili është kapur duke vjedhur 23 mijë lekë të reja në banesën e një personi me iniciale L.Ll. në Manzë.

Po kështu në pranga ka rënë edhe 44-vjeçar Xh.B. pasi ka vjedhur 220 mijë lekë të reja e disa dokumente në makinën e shteatasit me iniciale E.M.

Njoftimi

“Shërbimet e Policisë vijojnë punën për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u parandalua vjedhja e një shume parash, në një banesë, në Rrashbull, Durrës.   

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Postën e Policisë Manzë u arrestua në flagrancë shtetasi D. K., 45 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit L. Ll., shumën e parave 23.000 lekë të rinj, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Durrësit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Xh. B., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës, pasi ka vjedhur në automjetin e shtetasit E. M., një çantë me 220.000 lekë të rinj dhe disa dokumente. Duke marrë shkas nga vjedhjet e ndodhura ditët e fundit, për zbardhjen e të cilave u zhvillua operacioni “Seriali”, Policia e Durrësit i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të vjedhjes së pronës dhe pasurisë së tyre, duke u garantuar se do t’u vijë në ndihmë në çdo kohë.”