Zëdhënësi për shtyp i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar SHBA-të se po u bëjnë presion anëtarëve të G20 për të përjashtuar Rusinë.
Ai tha se G20 është një format shumëpalësh dhe shumë shtete po mbajnë një qëndrim të pavarur ndaj Rusisë, pavarësisht presionit të amerikanëve.
“Fakti që në kushtet e një kundërshtimi gjithëpërfshirës ndaj vendit tonë, Shtetet e Bashkuara tashmë po ushtrojnë presion të hapur dhe të vogël diplomatik mbi të gjitha vendet, është i njohur për të gjithë.”– tha ai sipas agjencisë së lajmeve ruse TASS.
“Për sa i përket G20, ky është një format shumëpalësh, atje janë këndvështrime të ndryshme. Është e qartë se amerikanët do të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi vende të ndryshme, por, siç e shohim, një numër shtetesh ende preferojnë t’i përmbahen këndvështrimit të tyre të pavarur dhe sovran.”- shtoi zëdhënësi i Kremlinit.
Më herët, ndihmësi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan tha se autoritetet e vendit synojnë të konsultohen me aleatët dhe partnerët përpara se të bëjnë ndonjë deklaratë për mundësinë e përjashtimit të Federatës Ruse nga G20. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Ëang Ëenbin komentoi më vonë se Rusia është një anëtare e rëndësishme e G20 dhe se asnjë nga vendet pjesëmarrëse nuk ka të drejtë të përjashtojë shtetet e tjera.