Madeleine Albright, ish-sekretarja e shtetit të SHBA, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.
Largimi i saj nga jeta u konfirmua në një email drejtuar stafit të Albright Stonebridge Group, një firmë strategjike globale e themeluar nga Albright, raporton CNN.
Albright ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton, së pari shërbeu si ambasadore e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më i lartë e SHBA-ve në mandatin e saj të dytë.
Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik dhe u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore