Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Lajmi vjen teksa presidenti amerikan Biden pritet të niset për në Europë në një takim me liderët e BE-së lidhur me gjendjen në Ukrainë.
Megjithatë ai vetë ka rezultuar negativ ndërsa Psaki nuk konsiderohet kontakt i afërt me të, thuhet në njoftimin e zyrës së Biden.
Edhe ish-Sekretarja e Shtetit Clinton ka rezultuar e prekur nga koronavirusi i ri. Lajmin e ka dhënë vetë ajo që ka pohuar se ka simptoma të lehta.