Vendosni fjalën kyçe....

Protesta njëjavore e kamionistëve për çmimin e karburantit, qeveria premton 500 milionë euro ndihmë


Ministrja e Transportit në Spanjë Raquel Sanchez ka pohuar se ndihma prej 500 milionë eurosh do ndihmojë për të ulur kostot e karburantit. Protesta njëjavore ka prekur prodhuesit e makinave, shitësit e rrobave e biznese të tjera.

Spanja ka premtuar 500 milionë euro ndihmë për të ulur kostot e karburantit për kamionistët në një përpjekje për t’i dhënë fund një proteste njëjavore që ka ndërprerë tregtinë në ekonominë e katërt më të madhe të zonës euro.

Pas takimit me sindikatat e kamionistëve për disa orë, ministrja e Transportit Sanchez tha se qeveria do të ndjekë hapat e ndërmarrë nga Portugalia dhe Franca fqinje për të ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë. Masat do të miratohen në një takim të kabinetit më 29 mars, tha Sanchez.

“Ne besojmë se këto janë masa efikase dhe që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në sektor,” Sanchez në një konferencë për shtyp.

Megjithëse ndihma synon t’u përgjigjet kërkesave të protestuesve, përfaqësuesit e pronarëve të kamionëve dhe shoferëve që organizuan lëvizjen nuk ishin të pranishëm në negociata.

Kamionistët protestues kanë bllokuar rrugët dhe kanë organizuar autokolona për të ngadalësuar trafikun në disa qytete për të kërkuar masa për të frenuar rritjen e çmimeve të karburantit dhe kushte më të mira pune.

Protesta ka ndërprerë zinxhirët e furnizimit në të gjithë Spanjën, duke prekur bizneset duke përfshirë prodhimin e makinave dhe biznese të tjera.