Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria mund të shpenzojë deri në 1 miliard euro për të siguruar energjinë


Sipas ekspertëve të energjisë Shqipëria mund të shpenzojë deri në 1 miliard euro për të siguruar energjinë e nevojshme në vend.

Faqja sllovene Energetika.net i ka kushtuar dy shkrime situatës energjitike në vend. Shkak për këtë është mungesa e prodhimit nga hidrocentralet në vend teksa KESH-i thuajse ka ndalur prodhimin për shkak të thatësirës, citon ajo ministren e Energjisë, Balluku.

Prurja në kaskadën e Drinit është 142 m3/s nga 610 m3/s që ka qenë në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Rezervat ujore të vendit janë 74% më pak se e njëjta periudhë e vitit që kaloi me nivelin e Liqenit të Fierzës që është 261 metra, 35 metra më i ulët se kufiri maksimal i rezervuarit.

Kaskada në lumin Drin përfshin tre hidrocentrale me 13 gjeneratorë me një fuqi të montuar prodhimi prej 1350 MW.

Energetika.net shkruan më tej se edhe pa krizën e re të thatësirës, ​​qeverisë së Shqpërisë do i duhet të shpenzojë rreth 550 milionë euro për të mbuluar koston e importit të energjisë elektrike gjatë vitit 2022 e sipas ekspertëve të energjisë kjo shumë mund të arrijë në 1 miliardë euro për shkak të krizës së fundit.

Shqipëria nuk ka asnjë prodhim energjie me anë të hidrokarbureve apo enetgjisë së prodhuar nga era dhe kapaciteti i saj diellor është mjaft modest e pothuajse i gjithë kapaciteti prodhohet nga hidrocentralet, shkruan Energetika.

Ajo thekson se vendi me 2.8 milionë banorë mund të përballet me një vit të vështirë përpara për shkak të kushteve të këqija hidrologjike dhe rritja e kostove të importeve të energjisë elektrike, të cilat po rëndohen edhe më shumë nga lufta në Ukrainë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Energetika.net