Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Deputetët e PS-së do dalin në terren, kontrolle për masat e marra nga qeveria për çmimet


Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, doli në një deklaratë për mediet ku foli për mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së që u mbajt mëngjesin e sotëm.

“Mbledhja e grupit parlamentar kishte në fokus të vet çështjet që lidhen me zbatimin e paketës së rezistencës. Ne do të miratojmë së shpejti aktet normative përkatëse. Aktet normative kanë fuqinë e ligjit dhe ato po zbatohen.

Dhe deputetët e grupit parlamentar të PS do t’i bashkohen kolegëve ministra në punën e përditshme, me të gjithë qytetarët e vendit për të verifikuar masat e marra nga qeveria përmes grupeve të verifikimit të kontrollit për verifikimin e çmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore me qëllim që të mos i lëmë hapësirë asnjë abuzuesi.

Dhe grupi parlamentar nuk mund të jetë i përjashtuar në një axhendë intensive në të gjithë territorin, në mënyrë që të gjitha masat të ndërmarra nga qeveria për të ndjekur efektin negativ të kësaj lufte që ndoshta ka prekur Ukrainën me fatalitetet dhe çdo lloj forme shkatërrimi, por që pasojat po ndihen në çdo cep të Europës dhe natyrshëm dhe në Shqipëri.

Pjesa e parë e mbledhjes së grupit parlamentar ishte e përqëndruar në lidhje me këtë çështje. Nesër do kemi një në Kuvend një mocion me debat të propozuar nga Partia Demokratike, kemi diskutuar zhvillimet e modaliteteve të këtij debati që do zgjasë tre orë, ku çdo grup parlamentar do ketë peshën e vet në këtë debat.”- tha Balla.

Mes të tjerash, Balla tha se procesi për zgjedhjen e presidentit të ri do të nisë më 24 Maj.

“Duhet të kuptoni që neni 88 i kushtetutës ka përcaktuar kohën se kur fillon procesi i zgjedhjes së presidentit. Procedurat fillojnë jo më vonë se më 24 Maji. Kemi edhe pak ditë në dispozicion derisa të fillojnë procedurat. Është procedurë që merr 5 raunde votimi në Kuvendin e Shqioërisë. Këtij procesi duhet t’i lihet koha e duhur.

Procesi ka përfunduar herën e kaluar më 27 Prill. Në rastin tonë procesi duhet të përfundojë më 24 Maj. Kjo është një ditë që ka pasur një kontekst të caktuar historik. Ne do kemi presidentin e ri ose presidenten e re të Republikës. Dua të them që edhe sot në konferencën e kryetarëve nuk do kemi kalendar për këtë çështje.”- deklaroi Balla.