Vendosni fjalën kyçe....

Tensione e debat në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Gjana kërkon të lihet në fuqi vendimi i 9 shtatorit, Bushati kërkon bashkimin


Mbledhja e Kryesisë së PD-së e thirrur pasditen e sotme është shoqëruar me debate dhe tensione.

Debati ka nisur pas thirrjeve për bashkim të deputetit Helidon Bushati i cili ka marrë ka marrë reagimin e Jemin Gjanës i cili tha se një gjë e tille nuk mund të ndodhë me ata që na kanë shkarkuar.

Jemi këtu për të mirën e PD ne që jemi këtu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikës dhe e veprimit tonë politik. Duhen akte konkrete për ketë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Gjesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam unë vetëm ketë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyrë ishte mirë apo keq, duhet të hiqen. Hap i parë për bashkimin. Vetëm të bashkuar mund të jemi konkurrues në zgjedhjet e ardhshme, lokalet janë më të afërta”-deklaroi Bushati.

“Flasim për bashkim,ndërsa ata na thonë ju kemi shkarkuar. Nuk mund të ketë bashkim real, bashkim formal mbase edhe mund të ketë. Si do bashkohemi ne me ata. Se ti je dhe derë e madhe Bushatlinjsh”-tha Gjana.

Gjana në këtë mbledhje ka propozuar që t’u kthehen vendimeve të mëparshme të 9 shtatorit, 18 nëntorit e 8 janarit. Gjana tha se për negociata duhet të mendohet në një moment të dytë.

Qëndrimi im përfundimtar në këtë mbledhje është ky: t’u kthehemi qëndrimeve te mëparshme te 9 shtatorit, 18 nëntorit, 8 janarit. T’i mbajmë ose t’i rrezojmë. Pastaj te shohim a shkohet ne negociata. Nese gjithmonë, gjene e vendosim ne këtu dhe nuk ka skenarë te tjerë”-tha Gjana.

Ndërkohë Alibeaj ka mohuar skenarë të tjerë që rrëzojnë ato vendime.

Jo. Nuk ka asnjë lloj skenari. Me aq informacion sa ka”-mësohet se ka thënë Alibeaj.