Ndërsa deputetët e PD-së kanë kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama për rritjen e çmimeve në vend e masat e qeverisë, kreu i saj është nisur drejt Brukselit ku sot zhvillohet samiti NATO-s lidhur me luftën në Ukrainë.
Kërkesa u dorëzua në Kuvend para pak ditësh nga kreu i komanduar i PD-së Alibeaj.
Ndërkohë dy deputetë të PD-së, Vokshi e Noka kanë thirrur në interpelancë ministren e Energjisë, Balluku.