Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e përbërë nga 193 vende ka miratuar një rezolutë që kërkon qasjen e ndihmës dhe mbrojtjen e civilëve në Ukrainë dhe kritikon Rusinë për krijimin e një situate “të tmerrshme” humanitare.
Rezoluta, e hartuar nga Ukraina dhe aleatët, u mbështet nga 140 vende. Pesë shtete anëtare – Rusia, Siria, Koreja e Veriut, Eritrea dhe Bjellorusia – votuan kundër, ndërsa 38 të tjerë abstenuan.