Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë me dije kërkesën që deputetët demokratë u kanë bërë deputetëve të “Rithemelimit” për t’i bërë thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha që të tërhiqet nga politika.
Bardhi theksoi se nuk ka asgjë personale me ish-kryeministrin, dhe sulmet e bëra nga ky i fundit ndaj tij “nuk përbëjnë problem”.
“I kam bërë thirrje të gjithë kolegëve të tjerë që ti bëjnë thirrje Sali Berishës që të heqë dorë nga politika.
Publikisht Partia Demokratike ka marrë një mesazh nga SHBA se rikthimi i Berishës do të ketë pasoja të rënda për Partinë Demokratike.
Ky nuk është një kusht, problematika e krijuara gjatë këtyre muajve ka ardhur nga një konflikt i vjetër i Bashës dhe Berishës.
Secili prej nesh para se të mendojë interesat personale duhet të mendojë interesin e demokratëve dhe partisë. Ky është momenti që Berisha të mendojë interesin e demokratëve dhe të partisë, duhet të vendosë të parin interesin e demokratëve dhe partisë.
Nuk kam asgjë personale me Berishën , më ka sulmuar dhe nuk ka asnjë problem. Unë kam thënë atë që kam besuar për situatën në Partinë Demokratike. Ajo që unë arsyetoj se një parti Demokratike në konflikt me SHBA nuk do të jetë kurrë alternativë qeverisëse”, deklaroi Bardhi.