Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Gjyqtari është takuar me përfaqësues të Berishës, i ka thënë burgut hapu, reagon Foltorja: Po kryen vepër penale me kërcënimin


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka anatemuar gjyqtarin e çështjes së gjykimit të statutit të PD-së me depozitimet e Komisionit të Rithemelimit të ngritur nga Sali Berisha.

Bardhi në emisionin “Frontline” tha se gjyqtari është takuar me një përfaqësues të Berishës dhe se i ka thënë burgut hapu.

“I bëj thirrje gjykatës të mos i futet aventurave. Ka caktuar datë për seancë pas pasur dosje. Data për nesër është caktuar dje pa patur gjyqëtari dosje mbi tavolinë. Është takuar me një përfaqësues të Berishës. E kam emrin, por nuk po e them për etikë të kolegut tim. Si mund të gjykosh pa pasur aktet dhe dosje, këtë do e shpjegojë gjyqtari. E kam të dokumentuar, me të gjitha. Nëse gjyqtari ka vendosur të hedhë veten në erë, është i lirë, i ka thënë burgut hapu”-deklaroi bardhi.

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar menjëherë nëpërmjet një deklarate për mediat dhe ka akuzuar Gazment Bardhin se ka kërcënuar gjykatësit 1 ditë para dhënies së vendimit për Kuvendin e PD-së në 11 dhjetor 2021.

Sipas Komisionit të Rithemelimit, me kërcënimet ndaj gjykatësit, Bardhi po kryen një vepër të rëndë penale, për të cilën do përballet me ligjin.

Sot, para vendimit të gjykatës për Kuvendin e Partisë Demokratike të datës 11 Dhjetor të vitit 2021 deputeti Gazmend Bardhi ka ndërmarrë ndaj gjykatësit të çështjes një sulm kërcënues të pa shembullt që nga sulmi ndaj kolegjit zgjedhor të Edvin Rames në vitin 2007.

Deputeti Bardhi me sulmin dhe kërcënimet e tij publike ndaj gjykatësit para dhënies së vendimit po kryen një vepër të rëndë penale, për të cilën ai do të vendoset para ligjit.

Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të pa-denjë që përbën vepër flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjyktësit, shpifjet, dhe trillimet e tij lidhen para se gjithash me çështje të tija personale me ligjin për të cilat ai mban përgjegjësi direkte, dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe normat e saj”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Rithemelimit./Hashtag.al