Vendosni fjalën kyçe....

Bejko: Berisha është hedhur të joshë deputetë të grupit parlamentar, në bazë kanë filluar metoda të poshtra të presionit


Sekretari për pushtetin vendor në Partinë Demokratike, Roland Bejko, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se në bazë kanë filluar metoda të poshtra në bazë dhe po i bëhet presion për të kaluar në krahun e Berishës.

Bejko theksoi se Berisha ka nisur të joshë edhe deputetët në grupin parlamentar duke i premtuar vendin në listë.

Pala tjetër nuk ka kuptua asgjë dhe i ka kapur euforia, sepse morën një rezultat pak më të lartë se Basha. Siç di Berisha ti bëjë gjërat, në mënyrë gjysmë komuniste, është hedhur të joshë deputetë në grupin parlamentar, ti premtojë dhe për vendin në listë. Kanë filluar edhe metoda të poshtra në bazë, i bëjnë presion dhe i thonë shpejt sepse po mbyllet procesi për zgjedhjet. Sali Berishës i duhet me çdo kusht të marrë PD-në dhe nuk i intereson fare. Iu referua grupit parlamentar dhe injoroi atë që quan kryesi të shkarkuar. Kur kemi hartuar ftesën për foltoren, bënim edhe avokatin e djallit që të mos kapeshin pas fjalëve, të masakronin dhe fyenin, siç po bëjnë nëpër studio televizive. Nëse shkohet në negociata shkohet pa kushte“, tha ndër të tjera Bejko.