Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar jashtë Kuvendit se nuk ka asnjë negociatë në PD duke sqaruar se gjithçka do zgjidhet me debat të brendshëm.
Ai tha se zgjedhjet lokale të 6 marsit konfirmuan Kuvendin e 11 dhjetorit dhe se PD-ja nuk ka kryesi, pasi ajo është e shkarkuar.
Ndryshe nga herët e tjera, Berisha i drejtua kryetarit të dorëhequr të selisë blu si Lulzim Basha ndryshe nga etiketimi ‘ Lul brava’ që kishte përdorur prej kohësh duke thënë se ai është pjesë e grupit parlamentar.
“Jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për votën e lirë dhe rreth votës së lirë. Nuk bëhet fjalë për një kryesi që është shkarkuar në Kongresin e 11 dhjetorit. Kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve cilido qoftë ai nuk dëgjohet e nuk përcillet. Fola për 11 dhjetorin por sanksionimin me të plotë 11 dhjetori e mori më 6 mars,. Ajo që unë dua t’u siguroj është se PD-ja ka institucionin e saj tashmë operativ dhe të plotë të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, Komisionin e Rithemelimit. Brenda PD-së mund të zhvillohet ço debat, mund të disktuohet për çdo gjë.Askush nuk mund të mendojë të paraqesë sikur ekzistojnë dy PD. Ka një dhe vetëm një PD. Një proces i mrekullueshëm po ndodh në bazë. 6 marsi ka vetëm një mesazh bashkimi. Ia kam thënë të qartë Lulzim Bashës në sy se anëtarësia e të gjithë janë më 6 mars, nuk dua të spekuloj me fjalë. Në grupin parlamentar janë të përfshirë të gjithë, edhe Lulzim Basha. Me blofin nuk mund të luhet. Me blofin luan sot vetëm një dyshe që kalojnë nga një studio në studion tetër. Dyshja Baton Stanishiç, Preç Zogaj. Ata i mbushin xhepat në zyrat e Fugës. Do ketë debat, nuk ka negociata.” – tha Berisha.