Vendosni fjalën kyçe....

Blinken: Izraeli me rol ndërmjetësi midis Rusisë dhe Ukrainës


Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të përpiqet që t’i ofrojë rolin e ndërmjetësit Izraelit midis Rusisë dhe Ukrainës, si pjesë e vizitës së tij në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, e cila nisur të shtunën.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett është përpjekur të negociojë deri në një fund të konfliktit.

Ushtruesi i detyrës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, Yael Lempert e bëri këtë njoftim para gazetarëve.

Po ashtu u paralajmërua se lufta në Ukrainë do të vazhdojë të rrisë çmimin e produkteve bazë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.